0030 210 33 18 483

Procesi i votimit, PD reagon lidhur me shifrat e publikuara nga KQZ

ATSH 01 Korrik 2019

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, reagoi pas deklaratës së KQZ-së që bënte publike shifrat zyrtare të numrit të votuesve.

Kaso tha se KQZ po gënjen me shifrat e transmetuara.

“Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi deri në orën 11 ka qenë 6 për qind dhe jo 12 për qind siç raportuan kamikazët e KQZ. Pjesëmarrja faktike deri në orën 3 pasdite është 10 për qind”, – tha ai. 

Ndaje me miqte