Prof. Marantzidis: pikat e konvergimit SYRIZA-PASOK
Tribuna TV
23 Maj 2018
Profesori i shkencave politike në universitetin e Maqedonisë, Nikos Maratzidis, prej disa kohësh po elaboron idenë e një bashkëveprimi ndërmjet SYRIZA-s dhe Lëvizjes për Ndryshim (PASOK).
U pyet për këtë ide edhe gjatë një interviste për radion Praktoreio 104,9 FM.
“SYRIZA po zhvendoset, është në një lëvizje drejt social demokracisë, po bëhet një parti që po pranon plotësisht parimet e demokracisë liberale, tregun e lirë dhe nga ana tjetër mbetet i sensibilizuar në çështjet sociale, të barazisë, të luftimit të varfërisë, ashtu si dhe familja socialiste europiane”.
Marantzidis mendon se në një moment të dy partitë do të bashkëpunojnë.
“Nga socialistët europianë do të ushtrohet presion që të krijohen kushtet për të pasur një konvergim dhe një bashkëpunim ndërmjet këtyre dy partive. A mund të bëhet para zgjedhjeve? Për mendimin tim nuk mund të bëhet, sepse në këto momente njëra parti është në qeveri, partia tjetër në opozitë”.
Ndaje me miqte