0030 210 33 18 483

Programe mbështetjeje për 80.000 të papunë

Tribuna TV 29 Maj 2018

Zëvendësministri grek i punës Nasos Iliopulos, ka bërë të ditur se deri në fund të vitit do të zbatohen dhjetë programe subvencionimi që do të përfshijnë 80.000 të papunë.

“Nuk pajtohemi me konceptin se avantazhi i ekonomisë tonë mund të jetë puna e lirë dhe elastike”, deklaron zëvendësministri në intervistë për gazetën Ethnos.

Ai thekson se deri në fund të vitit do të fillojnë ndërhyrje të adresuara për të rinjtë me aftësi të larta, ndërsa përshkruan programet e subvencionimit të vendeve të reja të punës në fushën e përpunimit dhe industrisë, por edhe programe të posaçme të ushtrimit dhe kualifikimit në degë si teknologjitë e reja dhe agroushqimi.

Ndaje me miqte