0030 210 33 18 483

Projektligji i Ri i Punës: Përfitime të shtuara pensioni për punonjësit me punësim paralel

Tribuna News 02 Shtator 2023

Raportohet se Ministria e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore në Greqi po harton një nismë ligjore lidhur me punën paralele dhe pensionet. Sipas kësaj nisme, punonjësit me punësim paralel pritet të kenë përfitime shtesë në masën përfundimtare të pensionit, duke përfshirë një pension më të lartë, dhe kufijtë e moshës së pensionit nuk do të ndryshojnë. Qëllimi i kësaj inicative është lufta kundër punës pa deklarim dhe pa sigurim.

 

Në projektligj, parashikohet që një person të punojë vetëm për dy punëdhënës, ndërsa puna për më shumë se një punëdhënës, ku cënohen kufijtë maksimale të kohës së punës është e paligjshme. Ndryshimet e propozuara do të lejojnë një punë të dytë duke respektuar limitet minimale të pushimit.

 

Përveç kësaj, Ministria po harton një dispozitë ligjore për heqjen e zbritjes prej 30% në pensionin e pensionistëve që punojnë. Qëllimi i kësaj masë është të lehtësojë barrën e pensionistëve që punojnë ose dëshirojnë të punojnë. Megjithatë, ende po diskutohet vendosja për limitet e të ardhurave.

 

Ministria gjithashtu po punon në një rregullim tjetër ligjor për siguruarit që janë në fazën e pensionit, por kanë borxhe ndaj EFKA-së. Në këtë rregullim, synohet të identifikohen dështuesit strategjikë, dhe kriteret përkatëse do të përfshijnë gjendjen e pasurisë dhe heqjen e  sekretit bankar.

Ndaje me miqte