Protesta në Gjeorgji, jep dorëheqjen Kryetari i Parlamentit
24 Qershor 2019
Në Gjeorgji janë zhvilluar protesta në kryeqytetin e vendit, Tbilisi, për 5 ditë rresht. Protestuesit thonë se do ta vazhdojnë presionin ndaj qeverisë, duke bërë thirrje për reforma, zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm të vendit.
Udhëheqësi i partisë në pushtet, Partia e Ëndrrës Gjeorgjiane, njoftuan të hënën për një "reformë politike në shkallë të gjerë", por ky njoftim nuk përmbushi kërkesat e protestuesve.
Protestat filluan të enjten e kaluar, në përgjigje të një vizite nga një ligjvënës rus në parlamentin e Gjeorgjisë.
Demonstruesit u përpoqën të sulmonin ndërtesën dhe policia u përgjigj duke qëlluar me plumba gome dhe ujë me pompa. Në përleshje u plagosën 240 protestues dhe më shumë se 300 të tjerë u arrestuan.
Protestat sollën dorëheqjen e Kryetarit të Parlamentit Irakli Kobakhidze, por protestuesit kërkojnë më tepër reforma.
Ndaje me miqte