Pse Pentagoni ka formë pesëkëndëshi?
28 Dhjetor 2022
Kompleksi pentagonal i zyrave i cili u bë selia e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u përurua zyrtarisht më 15 shtator 1943. Në verën e vitit 1941, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës mendoi se një përfshirje e pashmangshme në Luftën e Dytë Botërore ishte e mundshme , por Departamenti i Luftës u shpërnda në shumë ndërtesa në Uashington dhe sipas drejtuesve të lartë, nevojitej një seli e re, më e sigurt dhe më funksionale.
Pentagoni, shtëpia e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, u ndërtua në një formë pesëkëndore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjenerali Brehon B. Somervell ngarkoi ekipin e tij të projektimit për të krijuar një ndërtesë që mund të strehojë 40,000 njerëz, parkim për 10,000 makina dhe të ngrihet jo më shumë se katër kate, në mënyrë që të mos bllokojë trafikun e Uashington-it.
Si një vend për të ndërtuar Pentagonin, ishte vendosur tokë pranë Uashingtonit, e cila kishte kufij nga pesë anët. Arkitektët vendosën ta modelonin atë në bazë të asaj zone dhe më pas të mund ta zhvendosnin diku tjetër, jashte kryeqytetit, në Arlington County, Virxhinia. Forma pesëkëndëshe kishte disa avantazhe, për shembull, ndërsa punonjësit lëviznin nëpër ndërtesë, distancat u bënë 30% deri në 50% më të shkurtra se sa do të ishin në një zonë drejtkëndore.
Ndaje me miqte