0030 210 33 18 483

Pukë, Muzeu “Migjeni”, së shpejti restaurimi

ATSH 05 Gusht 2018

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka hartuar projektin për “Restaurimin e Muzeut Migjeni”, në Pukë, i shpallur monument kulture.

Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon restaurimin e elementëve karakteristikë të objektit, si dhe rikonceptimin e ambientit të brendshëm në shërbim të ekspozimit të objekteve.

Restaurimi i këtij muzeu do të mund të rikthejë vëmendjen e vizitorëve ndaj këtij objekti muzeal, me vlera të veçanta.

Instituti i Monumenteve të Kulturës bën të ditur se mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Në katër pavionet e muzeut “Migjeni”, në Shkodër pasqyrohet jeta dhe vepra e Migjenit, të ilustruara me foto, libra, objekte, skulpturë, etj.

Në këtë muze ka dhënë mësim shkrimtari i shquar i viteve 1930, Millosh Gjergj Nikolla , ose siç njihej me pseudonimin e tij të shkrimit Migjeni, i cili konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të, me një stil krejtësisht origjinal dhe krijues dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në letërsinë shqiptare.

Ndaje me miqte