0030 210 33 18 483

Punonjësit e Skait: “Nuk tutemi para asnjë kërcënimi”

Tribuna TV 17 Dhjetor 2018

Pas sulmit me bombës, rreth 500 punonjësit e grupit mediatik Skai, shprehen se nuk do ta mbyllin gojën dhe nuk do të tuten para çdo kërcënimi, çfarëdo trajte që të ketë ai.

Në deklaratën për shtyp, në emër të punonjësve thuhet ndër të tjera:

“Sot grupi mediatik Skai u bë preh e një sulmi burracak terrorist. Çfarëdo që të kishin ndër mend frymëzuesit e sulmit, për fat të mirë u kufizua vetëm në dëme materiale. Gjithë punonjësit që ndodheshin në godinë, gazetarë dhe teknikë u evakuuan në kohë dhe me siguri.

“Siç kemi dëshmuar prej dekadash, punonjësit e radios, të televizionit dhe të portalit Skai, nuk e mbyllim gojën dhe nuk tutemi para asnjë kërcënimi, çfarëdo trajte që të ketë. Gazetarët e Skait do të vazhdojnë të kryejnë me profesionalizëm dhe ndërgjegjje misionin e tyre. Përndryshe nuk është hera e parë që Skai vihet në shënjestër. Ka ndodhur mjaft herë në të kaluarën nga qendra të ndryshme dhe çdo herë me synime të ndryshme, por pa cenuar aspak profesionalizmin e punonjësve të grupit mediatik.

Gjithë punonjësit e Skait, angazhohemi kundrejt qindra mijëra shikuesve dhe dëgjuesve tanë, se do të vazhdojmë betejën për informim, polifoni dhe demokraci.

Falënderojmë gjithë kolegët nga gjithë mediat e tjera, por edhe mijëra qytetarët të cilët që nga mëngjesi shprehin solidaritetin e tyre”.

Ndaje me miqte