Presidenti rus, Vladimir Putin, në një fjalim të mbajtur të shtunën, premton ndëshkime të ashpra kryengritësve pasi grupi mercenar Wagner kishte paralajmëruar se do ta rrëzojë udhëheqësinë e ushtrisë ruse.
Në fjalën e tij, Putin kërkoi bashkimin e të gjitha forcave dhe u shpreh se veprimet ishin një tradhti dhe një hakmarrje ndaj popullit rus, pas deklaratave të fundit të drejtorit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin. Ai nuk përmendi emrin e Prigozhinit, por betoi se do të ndëshkojë ata që ndodhen pas kryengritjes.
Ai pranoi se situata në Rostov-on-Don, qyteti ku janë vendosur pjesëtarët e Wagnerit, ishte e vështirë. Wagneri pretendon se kontrollon qytetin kufitar rus pranë Ukrainës, ku banorët iu kërkua të qëndrojnë brenda shtëpive. Në orët e vona të premtes, Rusia rriti sigurinë në të gjitha aspektet, duke mbajtur nën kontroll internetin dhe duke parë tanket ushtarake nëpër rrugët e Moskës.
Prigozhin akuzoi ushtrinë se kishte nisur sulme vdekjeprurëse kundër forcave të tij në Ukrainë, ku trupat e Wagnerit luftojnë në mbështetje të ushtrisë ruse. Moska ka hedhur poshtë këto akuzat.