0030 210 33 18 483

Putin: Kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për t"??iu bashkuar NATO-s përkeqësojnë tensionet

ATSH 17 Maj 2022

MOSKË / ATSH- DPA/- Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi sot se kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s do të rriste tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit.

“Kjo e përkeqëson situatën tashmë jo të lehtë ndërkombëtare në fushën e sigurisë”, tha Putin gjatë një takimi të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia.

“Nëse NATO e afron infrastrukturën e saj ushtarake më pranë kufijve të Rusisë, Moska do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë”, shtoi Putin. Rusia dhe Finlanda ndajnë një kufi prej 1300 kilometrash nga njëra tjetra.

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në takimin e Moskës, bëri thirrje për forcimin e CSTO-së, në kuadër të vendimeve suedeze dhe finlandeze për anëtarësimin në NATO.

“CSTO duhet të konsolidojë masivisht statusin e saj në sistemin ndërkombëtar të kontrollit dhe ndarjes së pushteteve”, tha Lukashenko.

Deklarata e presidentit rus Vladimir Putin erdhi menjëherë pasi kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se qeveria e saj kishte marrë një vendim zyrtar për të aplikuar për anëtarësim në NATO në ditët në vijim.

Ndaje me miqte