0030 210 33 18 483

Qeni i ndërpret deklaratat Mitsotakisit

TV TRIBUNA 30 Shtator 2021

Një incident i këndshëm ka ndodhur të enjten, gjatë kohës që kryeministri Kyriakos Mitsotakis po jepte konferencë për shtyp me homologun e tij sllovak, Eduart Heger, në Megaro Maksimu.

Ndërsa Mitsotakis po fliste, u dëgjuan të lehurat e Pinatit -kështu quhet qeni që prej disa muajsh është strehuar në selinë e Kryeministrisë dhe që atë moment ndodhej në nj[ë ambient tjetër.

Mitsotakis i ndërpreu deklaratat dhe iu drejtua kryeministrit Sllovak:

“Ky është qeni, të cilin e adoptuam para disa kohësh dhe që është pak shamataxhi.

Mirëpo është hera e parë që ndërhyn në konferencë për shtyp. Zakonisht na pret te porta dhe është më xhentil”.

Ndaje me miqte