Qeveria greke merr votëbesimin
TV Tribuna
23 Korrik 2019
Qeveria e kryeministrit konservator Kyriakos Mitsotakis ka marrë mesnatën e të hënës votëbesimin, pas një debati parlamentar që zgjati tri ditë.
Në favor të qeverisë votuan 158 deputetët e maxhorancës.
Ndërsa 142 deputetët e opozitës votuan kundër.
“Jam i bindur se do t’ia arrijmë për Greqinë e ndritur që të gjithë meritojmë”, deklaroi kryeministri Mitsotakis.
Gjatë prezantimit të programit të qeverisë, Mitsotakis e vuri theksin në përmirësimin e treguesve të ekonomisë dhe të mirëqenies së qytetarëve, që janë goditur rëndë gjatë dhjetë viteve të krizës.
Analistët thonë se qeveria duhet të avancojë sa më shpejt në fazën e realizimit të premtimeve dhe angazhimeve.
Projektligji i parë që qeveria do të paraqesë në ditët e ardhshme lidhet me reformën në sistemin tatimor, ku përfshihen ulje të tatimeve për bizneset dhe qytetarët.
Ndaje me miqte