0030 210 33 18 483

Qeveria: Lokdauni në Greqi, deri në 14 dhjetor

TV Tribuna 03 Dhjetor 2020

Zgjatjen e afatit të masave kufizuese që janë në fuqi në gjithë Greqinë, njoftoi të enjten pasdite zëdhënësi i qeverisë greke SteliosPetsas.

Sipas të dhënave të fundit në këto momente kemi një stabilizim apo dhe ulje të infeksioneve, që ndërkaq vjen me ritme më të ngadalta nga sa prisnim.

Në nivel kombëtar kemi më shumë dalje nga spitali se sa shtrime.

Ndërkaq, shumë spitale në Greqinë e Veriut vazhdojnë të kenë trysni serioze.

Në këto kushte është e qartë se hapja graduale e veprimtarisë ekonomike dhe shoqërore shtyhet në kohë.

Prandaj, tashmë shtyhen masat kufizuese që janë në fuqi për mbrojtjen nga koronavirusi deri të hënën 14 dhjetor, ora 06,00 e mëngjesit.

Nga e hëna 7 dhjetor do të lejohet funksionimi i bizneseve të tregtisë me pakicë vetëm për artikujt e krishtlindjeve si dhe shitja e tyre nga supermarketet.

Detajet për orarin dhe mënyrën e funksionimit të këtyre njësive tregtare do të komunikohen nesër e premte.

Zgjatja e afatit të masave kufizuese gjykohet e nevojshme pasi ngarkesa epidemiologjie vazhdon të jetë e lartë.

Prioritet mbetet mbrojtja e shëndetit publik dhe e jetës njerëzore.

Përndryshe, mbi pakënaqësinë që shkakton te të gjithë ne lufta që po na bën virusi, këto krishtlindje do të ekzistojë dhe do të jetë e dukshme shpresa që sjell në gjithë botën shkenca.

Njera pas tjetrës, një sërë vaksinash po futen në procesin e miratimit përfundimtar dhe do të jenë në Greqi në fund të dhjetorit apo fillim i janarit, në të njëjtin moment që do të shkojnë dhe në vendet e tjera të BE-së, me të njëjtën analogji ndaj numrit të popullsisë dhe me të njëjtën kosto, një pjesë të së cilës do ta mbulojë Komisioni Europian.

Ndaje me miqte