Qeveria: "Mitsotakis shpalli një memorandum të ri që do ta shpjerë sërish vendin te FMN"?
Tribuna TV
16 Shtator 2018
“Zoti Mitostakis shpalli një memorandum të ri që do ta shpjerë vendin sërish drejt Fondit Monetar Ndërkombëtar”, komentoi zyra e shtypit e kryeministrit fjalimin e kryetarit të Demokracisë së re në Selanik.
“Kyriakos Mitsotakis, ministri i qeverive të papunësisë, të recesionit dhe katastrofës sociale, pinjolli i familjes që kishte rol protagonisti në ndërtimin e shtetit klientelist, të skandaleve dhe të falimentimit, konfirmoi sot namin e shfarrosësit të shoqërisë, duke premtuar një magmë të tmerrshme Pinoshet dhe Theçer.
Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit, premtimet e shefit të opozitës “ua japin të gjitha të pasurve, ndërsa popullit punëtor i japin vetëm çaj dhe simpati. Në të vërtetë, krijon një kaos fiskal për t’i bërë dhurata oligarkisë ekonomike. Mitsotakis shpalli se: do t’ua falë kompanive private kontributet e punonjësve për të krijuar një sistem ala Pinoshet – një bombë në themelet e sigurimeve shoqërore. Do t’ua kalojë interesave private shërbimet publike, do të imponojë një model zhvillimi të tipit Lojrat Olimpike që na kushtuan disa dhjetra miliardë euro, do të reduktojë buxhetin e arsimit që t’u japë sërish hapësirë privatëve, do të reduktojë kompensimet sociale që t’i inkuadrojë në të ardhurat sociale të solidaritetit -përsëriti edhe këtu propozimin e FMN-së, do të bëjë ulje tatimesh për biznesin e madh dhe pastaj do t’ju lutet që të kenë kujdes punonjësit”, vë në dukje Megaro Maksimu.
“Por zoti Mitsotakis nuk tha asnjë fjalë për punonjësit me kontratë në shtet që ai do që t’i pushojë nga puna. I përkëdheli veshët krahut ekstremist të djathtë në partinë e tij me qëndrimin për çështjen e Maqedonisë , por nuk u angazhua që ta anulojë marrëveshjen nëse ajo nuk kalon nga parlamenti grek”.
Ndaje me miqte