0030 210 33 18 483

Qeveria: “Nuk ka rrezik për mungesa produktesh në treg”

TV TRIBUNA 20 Tetor 2021

“Nuk ka asnjë rrezik që të mungojnë produkte në raftet e dyqaneve muajt e arshshëm”. Ka deklaruar ministri i zhvillimit Adonis Georgiadis gjatë një interviste për televizionin Open.

I pyetur nëse do të ketë mungesa produktesh, ai është përgjigjur:

“Si ministër zhvillimi ndihem krenar që tregu grek, me gjithë pandeminë, ka funksionuar në mënyrë shembullore.

Shumë vende europiane u përballën me mungesa edhe në fazën e parë të pandemisë, edhe tani, kur vërehet se ka mungesa në disa artikuj bazë.

Kemi bërë disa herë takime me supermerkatat dhe duket se rezervat tona janë më se të mjaftueshme. Nuk ka asnjë rrezik mungesash në raftet në Greqi për muajt e ardhshëm”.

Ndaje me miqte