0030 210 33 18 483

Qeveria: Po qe nevoja, do të ndalojmë tërësisht qarkullimin

TV Tribuna 21 Mars 2020

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, ka deklaruar se nuk ka vend për vetëkënaqësi, "Kështu që të vazhdojmë të jemi në një gjendje më të mirë nga sa janë vende të tjera europiane".
Duke folur për televizionin Open, Petsas theksoi që "atë që arritëm ditët e mëparshme, nuk duhet ta humbasim tani". 
Duke iu referuar faktit të largimeve masive nga Athina, në prag të festës së 25 marsit, zëdhënësi i qeverisë tha: "Për fat të keq, pamë sjellje ekstreme antishoqërore... Po jetojmë një situatë emergjente dhe përsëri u bëjmë të gjithëve apel: Përderisa vendosën të largohen nga Athina apo qytetat e tjerë dhe të shkojnë në fshatrat e tyre, le të qëndrojnë në shtëpi. NUk duhet të kontaktojnë me komunitetet lokale, nuk duhet ta përhapin virusin madje dhe në zona që deri tani nuk ka mpasur raste me Koronavirus. Do të jetë diçka katastrofike".
Për mundësinë e ndalimit të plotë të qarkullimit, zëdhënësi tha: "Deri tani nuk e kemi shqyrtuar masën e ndalimit tërësor të qarkullimit. vazhdimisht japim rekomandime për shmangien e lëvizjeve të paqëllimta. Mirëpo, po të nevojitet, do ta bëjmë edhe atë, do ta bëjmë".
"Prioritet kryesor është të ruhet shëndeti publik. Çdo masë që ndihmon në këtë drejtim, jemi të vendosur ta marrim", përfundoi zëdhënësi i qeverisë greke.

Ndaje me miqte