0030 210 33 18 483

Rama bën ndryshime radikale në qeveri: Ikin 7 ministrat "jetëgjatë"?

Tribuna TV 28 Dhjetor 2018

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar të premten, gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ndryshimet në qeveri.

Rama njoftoi largimin e 7 ministrave: Lindita Nikolla, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Arben Ahmetaj, Niko Peleshi, Sonila Qato,  Mirela Kumbaro.

“Ata janë një pjesë e mirë e kësaj familje, mund të mbaja një fjalë për të gjithë.

Kreu i qeverisë shtoi se në kabinet do të ketë 50 % gra. Në kabinetin qeveritar është përfshirë më në fund edhe Erjon braçe, në poetin e zëvendëskryeministrit.

Ndërsa Elisa Spiropali do të jetë në krye të ministrisë (së rikthyer) për marrëdhëniet me parlamentin.

Për secilin nga ministrat e larguar Rama e ka pasur nga një fjalë të mirë.

Largohet ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e zëvendëson Besa Shahini

”Dua ta filloj me Linditën sepse në asnjë mënyrë e vërteta nuk është ajo që duket në këtë moment, por ajo ka qënë në qendër të ciklonit dhe për më tepër dhe nuk dua që ta harrojë njëri se askush nuk kërkoi ndyshimin e ministres, apo qeverisë, reforma në arsim është një nga reformat më të plota të arsimit”.

Largohet ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, e zëvendëson Anila Adenaj

 “Nëse sot shifrat janë të atilla që Shqipëria pati një sukses në tregjet e kapitaleve në botë, merita kryesore i takon ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Ministrja e re do të jetë Anila Adenaj, është drejtuesja aktuale e fondit të sigurimit shëndetësor”.

Largohet ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, e zëvendëson Genc Caka

“Ditmir Bushati ka padiskutim edhe ai merita të pamohueshme në të gjithë rrugën e deritanishme. Është koha që Ditmiri t’i përkushtohet Shkodrës me kohë të plotë. Genc Caka do të jetë ministri i ri, është zv/ministri aktual”.

Largohet ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, e zëvendëson Belinda Balluku

“Dua të them dy fjalë për Damian Gjiknurin, pasi për fat të keq ajo që ka ndodhur së fundmi ka errësuar padrejtësisht kontributet. Gjiknuri është ministri që ka lënë shenjë të pashlyeshme me reformimin rrënjësor të shërbimit të energjisë. Pa Damian ajo reformë do të ishte e pamundur dhe askush tjetër ndër ministra nuk i ka kapacitet e tij drejtuese dhe menaxhuese. Është një investim i padiskutueshëm i Partisë Socialiste”.

Largohet ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, e zëvendëson Bledi Çuçi

“Niko ka qenë një bashkëpunëtor që të gjithë do të donin ta kishin”.

Largohet ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e zëvendëson Elva Margariti

“Edhe Mirela Kumbaro meriton të gjithë respektin për punën që është bërë. Trashëgimi kulturore sot është më në kujdes se asnjëherë tjetër. Mirela do të zëvendësohet nga Elva Margariti është këshilltare në Kryeministri dhe koordinatore kombëtare  e projektit të 100 fshatrave”.

Largohet ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato,e zëvendëson Eduard Shalsi

“Dua të falenderoj Sonila Qaton, do të lërë kabinetin për të marrë një detyrë tjetër dhe në vend të Sonilës do të emërohet Eduard Shalsi për të vënë në funksion eksperiencën e tij me sipërmarrjen”.

Elisa Spiropali emërohet ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Erion Braçe do të jetë zv/Kryeministri i ri i qeverisë.

“Erioni do të ketë të gjithë autoritetin të ndjekë procesin e transformimit të shërbimeve, në shërbime për njerëzit, në shërbime dinjitoze dhe për të dhënë kontributin e tij unikal në pastrimin e administratës nga hajdutët, parazitët dhe gjithfarëlloj fundërrinash. Erioni do të udhëheqë zbatimin e programeve të veçanta, siç ka udhëhequr programin për adresimin e 8 kërkesave të studentëve”.

Largimet

Largohet ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e zëvendëson Besa Shahini

Largohet ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, e zëvendëson Anila Adenaj

Largohet ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, e zëvendëson Genc Caka

Largohet ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, e zëvendëson Belinda Balluku

Largohet ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, e zëvendëson Bledi Çuçi

Largohet ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e zëvendëson Elva Margariti

Largohet ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato,e zëvendëson Eduard Shalsi

Mbeten në qeveri

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministri i turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi

Ministër i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko

Futen në qeveri

Elisa Spiropali emërohet ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Erion Braçe emërohet zv/Kryeministër.

Ndaje me miqte