0030 210 33 18 483

Rama: Fatkeqësisht kemi jetë të humbura, të gjitha strukturat e shtetit në këmbë

ATSH 26 Nentor 2019

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ “Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Rama tha se “punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë”.

“Është një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje së bashku. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë. Kurajo, durim, solidaritet”, tha Rama.

Ndaje me miqte