0030 210 33 18 483

Rama: Forca për mandatin e 9-të për Shqipërinë 2030 në BE

ATSH 25 Prill 2025

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste vijoi sot takimet në qarkun e Elbasanit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Rama u takua sot në Belsh me të rinj që votojnë për herë të parë, me qytetarë të Gramshit si dhe me gra e vajza të qarkut të Elbasanit.

“Drejt 11 majit me gratë dhe vajzat e Elbasanit, votuesit e parë në Belsh, qytetarët e Gramshit. Forca për mandatin e 9-të për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, u shpreh Rama, ndërsa ndau pamje nga këto takime.

Edhe në takimet e sotme në Belsh, Gramsh dhe Elbasan, Rama përsëriti apelin që në 11 maj të gjithë të bashkohen dhe të votojnë PS-në për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Ndaje me miqte