Rama: I përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë
ATSH
17 Shkurt 2020
TIRANË, 17 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot 12-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës duke përgëzuar qytetarët dhe duke përkujtuar të rënët.
“Urime ditën e bekuar të Pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”, u shpreh kryeministri Rama.
Kosova sot feston 12 vjetorin e pavarësisë, të shpallur në 17 shkurtin historik të 2008, pas arritjes së lirisë në 12 qershor 1999, kur nisën të hyjnë forcat paqeruajtëse shpëtimtare të NATO-s e të vendoset Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara.
Ndaje me miqte