0030 210 33 18 483

Rama: Ja çfarë bisedova me homologun Mitsotakis

TV Tribuna 22 Prill 2020

Kryeministri Edi Rama ka dhënë disa detaje nga biseda telefonike me homologun grek Mitsotakis.
Rama ka theksuar se e falënderoi shefin e qeverisë greke për mirëkuptimin ndaj punonjësve sezonalë që mbetën matanë kufirit, por nuk u trajtuan si shkelës të afateve nga shteti fqinj.
Mirëpo Rama nuk ka sqaruar nëse ishte fjala për punonjës sezonalë me leje pune 6 mujore, apo për qytetarë që erdhën me pasaportë biometrike dhe nuk mundën të largoheshin nga Greqia brenda afatit prej 90 ditësh.
Nga komunikim i i të mërkurës i kryeministrit Rama, vijon pjesa ku foli për bisedën me kryeministrin grek:
“Gjeta rastin ta falënderoj me gjithë zemër mikun grek për mirëkuptimin e premtuar më parë dhe të treguar gjatë gjithë kësaj periudhe për ata punonjës sezonalë që mbetën matanë kufirit, por nuk u trajtuan si shkelës të afateve nga shteti fqinj.
 

Ndaje me miqte