0030 210 33 18 483

Rama: Kadastra bashkëpunim me Prokurorinë Speciale për titujt e pronësisë

ATSH 11 Mars 2023

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot drejtores së të Kadastrës bashkëpunim me Prokurorinë Speciale për titujt e pronësisë së tokës të njohur si AMPT.
Gjatë takimit për prezantimin e drejtores së re të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, Rama tha se, do të amendohet ligji për të mos lejuar lëshimin e titujve të tjerë AMPT.
“Duhet një bashkëpunim i ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe sa i takon AMPT, që kanë gjetur hapësirë edhe në njësitë bashkiake, e që prodhojnë dokumente AMPT që jepen tani, por pretendohet se janë dhënë në 1991”, u shpreh Rama.
Sipas tij, duhet edhe një ndërhyrje tjetër ligjore për të ndaluar dhënien e çdo AMPT-je tjetër në Shqipëri.
“Fenomeni i daljes së AMPT-së nëpër prona të konsoliduara nga investitorët dhe në rrugën e zhvillimit për të kërkuar pjesë të pamerituar nuk duhet të lejohet të marrë formë. Duhet një punë intensive për të trajtuar problemin e përçartjeve të institucioneve lidhur me legalizimet”, u shpreh ai.

Ndaje me miqte