0030 210 33 18 483

Rama: Miqtë e Shqipërisë u aktivizuan me shpejtësi

TV Tribuna 26 Nentor 2019

Greqia dhe Italiua kanë nisur drejt Shqipërisë avionët me ekipe speciale për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter.

“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi. Kryeministri Conte e kryeministri Mitsotakis nisën avionët me skuadrat speciale. Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë”, shkruan Rama.

Kryeministri shqiptar gjithashtu njofton se “Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja. Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur në pikat ku kushtet janë më të rënda”.

Ndaje me miqte