0030 210 33 18 483

Rama: Mision shpëtimi solidariteti sot drejt Turqisë

ATSH 06 Shkurt 2023

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama informoi se, një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi.

“Thellësisht të pikëlluar për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa zona të Turqisë dhe Sirisë”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Kryeministri shprehu ngushëllimet më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Ndaje me miqte