0030 210 33 18 483

Rama "?? Mitsotakisit: Jeni kryeministri më i mirë i Greqisë

TV Tribuna 07 Dhjetor 2022

Para nisjes së bisedimeve zyrtare mes delegacionit shqiptar dhe atij grek në Tiranë, midis kryeministrave Ramna e Mitsotakis u zhvillua ky dialog:

RAMA: Ju falënderoj zoti kryeministër për vizitën tuaj.

Shpresoj të mos jetë një zëvendësim i takimit dypalësh dhe shpresoj se do të gjeni kohën të vizitoni minoritetin tonë të dashur grek.

I vlerësojmë shumë dhe kemi punuar mjaft që të ruajmë këtë vëllazërim tradicional ndërmjet kombit shqiptar dhe grek.

Ju dërgova një video kur shkova aty dhe iu thashë, çfarë doni të bëjmë për ju? Më thanë, këtë e atë, apo thjesht sillni Kyriako Mitsotakin këtu.

Rrjedhimisht, po të vini, na ndihmoni të kursejmë shumë para nga buxheti ynë.

MITSOTAKIS: Mendoj që do të bëhen të dyja. Duhet të bëhen të dyja.

RAMA: Më vjen keq për diçka që dëgjova, se unë thashë disa gjëra të çuditshme për Greqinë, se si arriti disa gjëra -ndoshta do të kthehemi mbrapa në kohën e Trojës- mirëpo nuk thashë diçka që ka të bëjë me të tashmen dhe në asnjë mënyrë nuk kishte të bënte me Greqinë e sotme.

E dini se jam socialist, por nuk e fsheh që për mua jeni kryeministri më i mirë i Greqisë.

Nuk jemi në të njëjtin grupim politik.

Aleksi (Tsipras) është një mik shumë i mirë, po çfarë të them? Kështu janë gjërat.

Dhe nuk jeni në fushatë elektorale, rrjedhimisht nuk është një lloj ndërhyrjeje.

MITSOTAKIS: Nuk jam. Ju falënderoj zoti kryeministër.

Jam i gëzuar që ndodhem në Tiranë dhe- siç thashë dhe në takim- është një gjë e shkëlqyer që samiti mbahet këtu në Tiranë.

Është e rëndësishme për miqtë tanë europianë të kenë mundësinë të vijnë dhe të shikojnë progresin që ka arritur Shqipëria.

Ne mbështesim me forcë perspektivën europiane jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të vazhdojmë ta bëjmë.

Dhe natyrisht, është e shkëlqyer të kemi rastin të vazhdojmë këtë takim dhe të kemi një version të shkurtër të një vizite dypalëshe.

Ka lidhje shumë të fuqishme ndërmjet dy vendeve tona.

Mund të bëjmë akoma më shumë, jo vetëm për çështjet që kanë të bëjnë me minoritetin.

Besoj se jemi afër zgjidhjes së çështjes së delimitimit të zonave detyre.

Ka një mirëkuptim të madh ndërmjet grupeve të punës dhe ka shumë gjëra që mund të bëhen në frontet e ekonomisë.

Dhe sigurisht më vjen keq që nuk do të mund të vizitoj minoritetin nesër, për shkak të shqetësimit që kanë shprehur pilotët tanë për kushtet e motit.

Por kjo ndoshta na jep shansin që së shpejti të shkojmë së bashku.

Ndaje me miqte