Rama për protesta në Kukës: "Do të luftojmë dezinformimin që vjen nga zjarrvënësit në Tiranë"?
01 Prill 2018
TIRANË, 1 Prill/ATSH-Arbi Fortuzi/- Do luftojmë dezinformimin që vjen nga zjarrvënësit në Tiranë, tha të dielën Kryeministri Edi Rama, duke sqaruar pozicionin e qeverisë në kuadër të protestës së zhvilluar dje në Kukës.
Kryeministri Rama, gjatë një takimi me gazetarët u shpreh se, “policia ruajti gjakftohtësinë dhe bëri detyrën përballë një tufe vandalësh, që natyrisht do marrin ndëshkimin që meritojnë.”
“Unë kam komunikuar dje se në jo më shumë se 60 ditë, por mund të jetë dhe më parë, ne do të përfundojmë diskutimin e nisur prej disa javësh me kompaninë për sa i përket sistemit që do të përdoret për përdoruesit e shpeshtë të rrugës dhe mënyrën se si do të adresohet nevoja e banorëve më në nevojë në pikëpamjen ekonomike. Në krahun tjetër kam thënë që ndërkohë do të ndërmarrim një komunikim intensive shpjegues, sepse dezinformimi dhe manipulimi i opinionit publik ka triumfuar mbi debatin që ne kemi bërë ditët e fundit. Nëse unë ju pyes ju, jo vetëm ju që jeni këtu, a e keni lexuar kontratën me firmën private? Me siguri që jo… Prandaj dhe sot faktet që flasin shumë thjesht dhe me kontratën e shkruar edhe kohë më parë, është fakti se është parashikuar dhe një trajtim ndryshe për përdoruesit e shpeshtë dhe kjo u interpretua si një tërheqje… Por nuk është kështu, unë po luftojë dezinformimin nga zjarrvënësit e Tiranës dhe që për fat të keq gjen kanale të hapura në kanalet mediatike të Tiranës. Kjo kontratë është nënshkruar prej dy vitesh. Pasi ka dy vite që kompania ka bërë goxha punë, ngrihet një furtunë në gotë dhe derdhet benzinë e ndizet zjarr mbi pronën e përbashkët dhe mbi një investim që do duhet ta dëmshpërblejë buxheti i përbashkët. Kështu që në këtë fushatë dezinformimi, ku me dashje apo pa dashje të gjithë ju keni rolin tuaj, ne mund të kishim bërë më shumë për ta luftuar dezinformimin dhe në këtë fazë pikërisht këtë do bëjmë do informojmë sa më mirë publikun dhe banorët.
Dëmin e krijuar do ta paguaj shteti, në kontratë nuk parashikohet që një grup vandalësh çohet dhe godet pronën private apo publike, kostot e kësaj do të ketë shteti. S’ka nevojë për kontratë për këtë. Kontratat shkruhen për shoqëri të civilizuar, ndërsa ligjshmëria dhe logjika të çon në atë që kur njerëz të palogjikshme godasin pronë e tjetrit.
Kontrata njihet që prej dy vitesh. Edhe në Kuvend jemi përpjekur ta sqarojmë, por sa të veshi e vërteta pantallonat, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës.
Dhuna? Ka një zonë për protestën të caktuar, kush e shkel vijën, ka shkelur ligjin dhe godet ose jo, kush goditi ose jo, je në shkelje të ligjin. Policia ruajti gjakftohtësinë dhe bëri detyrën përballë një tufe vandalësh, që natyrisht do marrin ndëshkimin që meritojnë.”
“Nxitësit? E di i madh e i vogël se kush janë nxitësit”
Për të evituar aksidentet në rrugën e papërfunduar të Kombit, kreu i qeverisë theksoi se për këtë janë investuar mbi 1.5 mln euro dhe janë blerë 20 borë pastruese për të eliminuar aksidentet në kohën e dëborës dhe problematikave të tjera.
Sipas kryeministrit Rama, “Rruga e Kombit” ka 37 zona të rrezikshme në aksin e rrugës, të cilat janë vatra aksidentesh për jetën e njerëzve, duke parashikuar një investime prej 30 mln eurosh te tjera për këto 37 zona.
“Nxitësit? E di I madh e I vogël se kush janë nxitësit. Janë investuar mbi 1.5 milion euro, janë blerë 20 borë pastruese Mercedes Benz, për të eliminuar aksidentet në kohën e dëborës dhe problematikave të tjera. Nga krahu tjetër është bërë studimi I mbrojtjes dhe investimeve të tjera në rrugë. E dini ju që ka 37 zona të rrezikshme në aksin e rrugës së kombit, që janë vatra aksidentesh për jetën e njerëzve dhe parashikohen 30 milion euro investime të tjera për këto 37 zona. Rruga pra u la rrugëve dhe 7 mbikalime të reja, në pikat ku është e nevojshme për banorët që është e nevojshme për rrugën. Projekti, vetëm projekti, me të gjithë studimin gjeologjik, pasi ishte bërë një paçavure, si për zonat ku duhet mbrojtje më e madhe, kjo ka kushtuar 2.8 milion euro. Të gjitha këto janë masa financiare të rënda dhe të domosdoshme për të garantuar vazhdimësinë e qarkullimit normal në rrugë. Nëse nuk e marrim këtë nisëm, ajo do degradohet plotësisht dhe kosto do të jetë shumë më e lartë. Paraardhësi im e ka thënë qartë e botërisht, se ne e ndërtuam, por nuk e mirëmbajmë dot. Tha të vërtetën si radhë herë, por e tha, nisi punën për ta bërë këtë, por se arriti dot. U bënë të gjitha studimet për tarifën dhe tashmë rezultoi i suksesshëm dhe kompania e zgjedhur ka treguar seriozitet të plotë për të zbatuar kontratën me shtetin.”
“Nuk ka asnjë shans që kjo rrugë të mbahet pa pagesë”>
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama, theksoi se mbajtja e rrugës pa pagesë është e pamundur, duke garantuar banorët e zonës se do të kenë abone e cila do të mundësojë një tarifë të reduktuar të lëvizjes për ta.
“Pra nuk ka asnjë shans që kjo rrugë të mbahet pa pagesë, nuk ka asnjë formulë aritmetike për këtë. Është plotësisht e mundshme që të krijohet një sistem i veçantë për banorët e zonës. Të gjithë banorët e zonës do të kenë karta abone, këto mos i merrni si premtime kapitale, por janë duke u diskutuar.
Kompania DHA 120 mijë euro për bashkitë dhe është parashikuar gjithashtu se për rata që kanë hall, që lëvizin për dializën, do i kompensohet pagesa. Edhe për këtë po artikulohet I gjithë procesi i vendosjes së pikave mbi I, për një arsye apo tjetër që bashkia të mos jetë në gjendje që ti çojë aty ku duhet. Brenda 60 ditëve kjo do të sqarohet. Përsa i takon identifikimin e përdoruesve të shpeshtë do duhen 6-muaj. 5 euroshi do jetë dhe nuk lëviz, por për banorët e zonës do ketë trajtim specifik”.
Ndaje me miqte