Rama: Reformat e ndërmarra, mundësi për rritje pagash dhe shpërblime
Tribuna TV
26 Shtator 2018
TIRANË, 26 shtator/ATSH / “Reformat po na krijojnë mundësi për rritje pagash dhe shpërblime”, tha sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa prezantoi frytet e para që do të përfitojnë qytetarët nga reformat shtetbërëse.
Në një dalje publike për mediat, Kryeministri Rama anonçoi frytet e rëndësishme dhe të konsiderueshme në rrugën e vështirë, por të domosdoshme të reformave.
“Reformat shtetbërëse patjetër që kanë dhimbjet dhe sakrificat e tyre. E vërteta është që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi në shumicë dërrmuese kanë qenë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e këtyre reformave dhe pamundësinë për të vijuar në rrugën e vjetër të kaosit e mungesës së rregullave”, tha Rama.
Tani, vijoi Kryeministri, pas një faze aspak të lehtë të vendosjes së disa bazave të domosdoshme për ecurinë e mëtejshme të vendit, njerëzit kanë absolutisht nevojën të shikojnë disa fryte dhe arritje.
“Patjetër që është e rëndësishme të mos e harrojmë asnjëherë nga u nisëm dhe të shikojmë kontekstin në të cilin veprojmë, punojmë e përpiqemi të bëjmë më shumë”, shtoi kryeministri.
Ndaje me miqte