0030 210 33 18 483

Rama viziton Britaninë e madhe , pas disa polemikave mes Tiranës dhe Londrës

23 Mars 2023

 

Kryeministri Rama ndodhet në Londër, ku do të pritet për herë të parë në një takim nga Kryeministri britanik, Rishi Sunak në zyrën e tij në Downing Street 10.

Ata do të diskutojnë  mbi çështje aktuale të politikës ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit, përmes marrëveshjeve ndërqeveritare, në fusha me interes të ndërsjelltë. 

Takimi mes tyre vjen pas disa polemikave mes Tiranës dhe Londrës në lidhje me deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman për emigrantët shqiptarë, të konsideruar si diskriminuese nga kreu i qeverisë shqiptare dhe komuniteti shqiptar në Angli dhe pas miratimit të ligjit kundër emigrantëve që ka shkaktuar polemika në Britaninë e Madhe.

Rama dhe Sunak do të takohen në orën 16:00 dhe do të japin një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Pjesë e diskutimeve do jetë edhe bashkëpunimi dypalësh kryesisht me karakter ekonomik dhe çështjet e sigurisë e luftës ndaj krimit të organizuar. Për këtë arsye, pjesë e delegacionit do të jetë dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Gjatë vizitës tre ditore, Rama do të pritet dhe nga kryetari parlamentit britanik, Lindsay Hoyl.

Ndaje me miqte