0030 210 33 18 483

Republika Serbe reagon ndaj avionëve luftarakë amerikanë mbi Bosnjë

Tribuna News 08 Janar 2024

 

Lajmi mbi stërvitjen e dy avionëve luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të SHBA-së mbi qytetet Brçko dhe Tuzla në Bosnje e Hercegovinë ka shkaktuar reagimin e Republikës Srpska.

 

Radovan Kovaçevic, nga Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur, që qeveris në këtë entitet, ka dhënë një përgjigje sfiduese. "Si reagim ndaj avionëve tuaj dhe F-16-ave të kërcënueshëm, ne do të lëshojmë avionët tanë, mbi një milion avionë të përbërë nga letra që shfaqin dashurinë tonë për vendin, historinë tonë, atdheun dhe republikën tonë", tha ai. Ai shtoi se beson se arsyeja e vetme përse amerikanët nisin avionët e tyre luftarakë është për të treguar muskujt e Republikës Srpska.

 

Nisja e avionëve në fjalë vjen para festimit më 9 janar të një festë të kushtetueshme në entitetin e Republikës Srpska. Ambasada e SHBA në Sarajevë në një njoftim thekson se stërvitja dypalëshe "tregon përkushtimin e Washingtonit ndaj integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës, në vazhdimësi të aktiviteteve të përçarës dhe kundër-Dejtonit".

 

"Shtetet e Bashkuara vazhdimisht theksojnë se Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk parashikon të drejtën e shkëputjes dhe se do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element bazë të Dejtonit", thuhet në deklaratë.

Ndaje me miqte