Restoranti i shqiptarit, i dyti më i mirë në botë
TV TRIBUNA
26 Qershor 2019
Restoranti danez, “Noma” është zgjedhur si restoranti i dytë më i mirë në botë,
Mirazur zgjidhet restoranti më i mirë në botë, nga revista britanike e specializuar “Restaurant”, gjatë një ceremonie në Singapor.
41 vjeçari Rene Retzepi është aktualisht nga shefat më të mirë në botë. Ai ka lindur në Kopenhagen, ku babai i tij me origjinë shqiptare nga Maqedonia veriore kishte emigruar në fillim të viteve 1970.
Restoranti i tij është votuar katër herë rresht (nga 2010 deri në 2014) si restoranti më i mirë në botë nga revista “Restaurant”. Retzepi shquhet për kontributin e tij në rinovimin dhe përsosmërinë e një kuzhine të re nordike, që karakterizohet nga inoviteti dhe pastërtia e shijes.
Si restoranti më i mirë u shpall restoranti francez “Mirazur” i shefit Mauro Colagreco, që ndodhet në Menton në jug të Francës.
Klasifikimi i 50 restoranteve më të mirë në botë, është gjithashtu klasifikimi më i dëshiruar në gastronominë botërore.
Ndaje me miqte