0030 210 33 18 483

Rikthehen Massimo Boldi dhe Christian De Sica, “Miq si dikur”...

ATSH 14 Maj 2018

Massimo Boldi dhe Christian De Sica ikonat e komedisë italiane rikthehen me filmin “Amici come prima” (Miq si dikur) .

Me sa duket grindja midis Massimo Boldit dhe Christian De Sica ishte një batutë .”Ne kemi bërë shaka, kemi mbetur gjithmonë miq, gjithçka është rënë dakord”, zbuloi Boldi në “Domenica Live”, duke folur për filmin i cili do të riafirmojnë lidhjen e tyre artistike, në dhjetor për Krishtlindje.

Massimo Boldi dhe Christian De Sica kanë qënë protagonistë së bashku në 23 filma. Partneriteti i tyre filloi në vitin 1986 me “Yuppies – Youth Successful” dhe përfundoi më 2005 me “Christmas in Miami”.

Ndaje me miqte