0030 210 33 18 483

Rikthehet drama “Këngë dashurie me korba”

Tribuna TV 21 Maj 2018

Drama “Këngë dashurie me korba” vepër e autorit Bashkim Hoxha, shoqëroi publikun këtë fundjavë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahiviogli .

Premiera u ngjit në skenë me regji nga Laert Vasili nën interpretimin e aktorëve Arjola Basho, Jaho Guma, Artemisa Kusi dhe Josif Sina dhe pjesë e trupës ishte dhe vetë regjisori Vasili.

Një vepër teatrore që përcolli mesazhe për dashurinë, u shfaq në sallën “Gëte” të teatrit.

Shfaqja erdhi si një teatër muzikor i gërshetuar me atë fizik.

Një histori dashurie, që i ngjan më shumë një kënge. Në qendër të veprës është Marini, ku papritur i shfaqet gruaja nga përtej e cila vjen dhe i tregon se çfarë ka ndodhur me të kohë më parë, si dhe braktisja që i bëri ai kur kjo ishte vetëm 16 vjeç.

“Këngë dashurie me korba” ka marrë çmimin “Aleksandër Moisu” më 1997.

Ndaje me miqte