0030 210 33 18 483

Rikthehet moti i keq në Greqi: Shi me pluhur afrikan, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore

Tribuna TV 04 Shkurt 2019

Presionet e ulëta atmosferike rikthehen sërish në Greqi, duke filluar nga e marta.

Karakteristika kryesore e valës së re të motit të keq do të jetë pluhuri afrikan që do të sjellë si rezultat shira me baltë, sipas shërbimit meteorologjik (meteo) të Observatorit të Athinës.

Moti i keq do të përfshijë shumicën e zonave të vendit, duke filluar të martën me reshje të fuqishme shiu nga Peloponezi Lindor, pjesën qendrore të Greqisë kontinentale (Sterea Elada). Në pjesën jugore të detit Jon do të ketë shtrëngata shiu.

Gjatë ditës do të shtrohen edhe më gjerë: në Egjeun jugperëndimor, Kretën Perëndimore, , ndërsa në mbrëmje në Egjeun Jugor dhe qendror, në qendër dhe në lindje të Greqisë kontinentale, përfshirë Atikën dhe Evian.

Fenomenet natyrore në zonat e lartpërmendura do të jenë veçanërisht intensive dhe do të shoqërohen nga shkarkime elektrike dhe reshje lokale breshëri.

Reshje të fuqishme dëbore do të ketë në zonat malore të Peloponezit dhe Greqisë kontinentale.

Erërat do të fryjnë me densitet deri në 9 bofor.

Moti i keq do të vazhdojë për dy ditë, të martën dhe të mërkurën.

Nga e enjtja fenomenet do të jenë më të dobta dhe të premten do të kufizohen vetëm në pjesën lindore të vendit.

Ndaje me miqte