0030 210 33 18 483

Rinovimi i lejes për punë dhe lejes 10 vjeçare

TV Tribuna 24 Shtator 2020

Një numër mjaft i madh bashkatdhetarësh na pyesin këto ditë mbi dokumentacionin që nevojitet për rinovimin e lejes së qëndrimit.

TV Tribuna po paraqet me radhë, gjithë dokumentacionin, duke filluar nga leja për punë të varur dhe ajo 10 vjeçare.

Kujtojmë se lejet 10 vjeçare, kur rinovohen, jepen për 3 vjet. Ose, nëse plotëson disa kushte, mund të marrësh leje 5 vjeçare europiane.

 

Punë e varur dhe ofrim shërbimi apo vepre, Rinovimi

Kohëzgjatja: 3 vjet

1. Fotokopje e saktë e gjithë faqeve të pasaportës apo një dokumenti udhëtimi që mbulon gjithë periudhën e vlefshmërisë të lejes së qëndrimit (aty ku kërkohet).

2. Leja e qëndrimit

3. Tarifa elektronike (paravolo) 150 euro. (paguhet në mënyrë elektronike në e-paravolo, kodi 2107).

4.  Vërtetim të aftësisë siguruese (asfalistikiikanotita) nga enti publik i sigurimeve shoqërore (EFKA, duke paraqitur edhe numrat AMA, AMKA dhe AFM).

5. Minimumi i ditëve me siguracion apo minimumi i periudhës së sigurimit në entin e sigurimeve shoqërore të vendbanimit.

6. Kopje e likuidimit të deklaratës tatimore (ekatharistikosimiomaforolojikisdilosis), nëse kishte bërë deklaratën tatimore vitin e mëparshëm, apo kopje të deklaratës së depozituar nëse gjatë vitit të aplikimit për rinovimin e lejesë së qëndrimit, bëri për herë të parë deklaratë tatimore.

 

Dokumentacioni për nxjerrjen e kartës

a) 4 fotografi të kohëve të fundit, tip pasaporte (40 x 60 mm, pa kornizë, me analizë të lartë, në sfond të bardhë, shprehje neutrale etj.), si dhe të ruajtur në trajtë digitale (CD) format JPG 2000.

b) Taksa e kartës biometrike me vlerë 16 euro (paguhet në mënyrë elektronike në e-paravolo, kodi 2119).

c) Shkresë nga autoritetet shtetërore të vendit të origjinës, e legalizuar dhe e përkthyer, prej nga të rezultojë me qartësi vendi i lindjes. Në përkthim do të duhet që vendi i lindjes të shkruhet dhe me germa latine. (Kjo shkresë kërkohet vetëm nëse në pasaportë nuk shkruhet me germa latine vendi i lindjes).

 

Punë e varur dhe ofrim shërbimi -Mos përfshirja në leje rezidenti afatgjatë (Rinovim i lejes 10 vjeçare)

Kohëzgjatja: 3 vjet

1. Fotokopje e saktë e gjithë faqeve të pasaportës apo një dokumenti udhëtimi që mbulon gjithë periudhën e vlefshmërisë të lejes së qëndrimit (aty ku kërkohet).

2. Leja e qëndrimit

3. Tarifa elektronike (paravolo) 150 euro. (paguhet në mënyrë elektronike në e-paravolo, kodi 2107).

4.  Vërtetim të aftësisë siguruese (asfalistikiikanotita) nga enti publik i sigurimeve shoqërore (EFKA, duke paraqitur edhe numrat AMA, AMKA dhe AFM).

5. Minimumi i ditëve me siguracion apo minimumi i periudhës së sigurimit në entin e sigurimeve shoqërore të vendbanimit.

6. Kopje e likuidimit të deklaratës tatimore (ekatharistikosimiomaforolojikisdilosis), nëse kishte bërë deklaratën tatimore vitin e mëparshëm, apo kopje të deklaratës së depozituar nëse gjatë vitit të aplikimit për rinovimin e lejes së qëndrimit, bëri për herë të parë deklaratë tatimore.

 

7. Dokumentacioni për nxjerrjen e kartës

a. 4 fotografi të kohëve të fundit, tip pasaporte (40 x 60 mm, pa kornizë, me analizë të lartë, në sfond të bardhë, shprehje neutrale etj.), si dhe të ruajtur në trajtë digitale (CD) format JPG 2000.

b) Taksa e kartës biometrike me vlerë 16 euro (paguhet në mënyrë elektronike në e-paravolo, kodi 2119).

Ndaje me miqte