0030 210 33 18 483

Roma rikonfirmon vullnetin për mosndryshimin e buxhetit

ATSH 22 Nentor 2018

ROMË, 22 nëntor /ATSH-AFP/ – Koalicioni populist italian rikonfirmoi sot vullnetin për të mbajtur të pandryshuar buxhetin e 2019, pavarësisht refuzimit të bërë sërish nga Komisioni Europian.
”Nëse kjo është në interes të italianëve, nuk jemi të gatshëm të heqim dorë nga asgjë”, konfirmoi kreu i qeverisë, Giuseppe Conte, ndërsa u pyet se çfarë ishte i gatshëm të hiqte dorë në kuadër të negociatave me Komisionin.
Ai sqaroi se dëshironte të bisedonte me presidentin e Komisionit  Jean-Claude Juncker dhe komisionerë të tjerë të ftuar në darkën e së shtunës.

Ndaje me miqte