0030 210 33 18 483

Ronaldo: “Ishte thjesht çështje kohe që të shënoja”

Tribuna TV 17 Shtator 2018

Cristiano Ronaldo më në fund e hapi “llogarinë bankare” në Serie A. Asi portugez i dha fund shterpësisë në Juventus dhe shënoi të dy golat në fitoren 2-1 ndaj Sasuolos.

“Jam i kënaqur. Sasuolo u mbrojt mirë, por ne kishim ritmin e domosdoshëm për të arritur në një fitore të merituar. Jam i lumtur që më në fund shënova, por futbolli kështu është dhe gjëja më e rëndësishme është fitorja e ekipit. Natyrisht që isha i tensionuar, pse pati kaq shumë fjalë pas largimit tim nga Real Madridi dhe nuk kisha shënuar ende. Kishte shumë pritshmëri nga unë dhe i falënderoj bashkëlojtarët për mbështetjen që më dhanë. E dija se funksiononte mirë dhe ishte vetëm çështje kohe”, tha Ronaldo, dukshëm i lehtësuar, duke folur për Sky Sport.

Ndaje me miqte