0030 210 33 18 483

Rrëzohet avioni luftarak grek, humb jetën piloti

Tribuna TV 12 Prill 2018

Një avion model Mirage 2000-5 është zhdukur nga radari mesditën e të enjtes, ndërsa më vonë, piloti i tij ka rezultuar i vdekur.

Lajmin e ka dhënë vetë ministri i mbrojtjes, Panos kammenos, me nj[ë status në rrjetin social Twitter.

“Një pilot grek bashkohet me panteonin e heronjve. Ai ra në mbrojtje të sovranitetit tonë kombëtar dhe integritetit territorial”, shkruan Kammenos.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave Ajrore Greke njoftoi, kontakti me këtë avion u shkëput në orën 12:15, rreth 9 milje detare në verilindje të ishullit të Skirosit.

Në zonë kanë shkuar menjëherë ekipet e shpëtimit që po vazhdojnë kërkimet.

Sipas televizionit publik, ERT, avioni bënte pjesë në një patrullë prej dy avionësh që kishin interceptuar dy avionë luftarakë turq.

Këto janë operacione të shpeshta që zhvillohen në detin Egje ku Greqia akuzon rregullisht Turqinë se ka shkelur hapësirën ajrore greke.

Ndaje me miqte