0030 210 33 18 483

Rritet numri i viktimave, 29 të vdekur nga tërmeti katastrofik

TV Klan 27 Nentor 2019

Ora 10:05 – Nxirren dy trupa të pajetë nga gërmadhat në Thumanë, identifikohen si çifti i bashkëshortëve Pëllumb dhe Çelike Greku. Dy trupat e pajetë u identifikuan nga vëllai i të ndjerit Pëllumb. Ndërsa djali i çiftit Greku, Saimir Greku 31 vjeç, ishte nxjerrë më parë i gjallë nga rrënojat, por fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.
Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar gjatë natës në Durrës ku u shpëtua i riu Klajdi Qato, ndërsa në Thumanë kërkimet kanë rinisur këtë mëngjes, pas ndërprerjeve disa orëshe për shkak të vështirësive të natës.
Sipas informacioneve paraprake, 29 persona kanë humbur jetën, 650 janë lënduar dhe 45 janë shpëtuar.
Në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar 700 banorë.
Pranë kampingut të ngritur në qytetin e Durrësit dhe fshatrat Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund i Ri janë ngritur 181 çadra, ku janë akomoduar rreth 1450 banorë.
Mbi 200 specialistë të kërkim-shpëtimit dhe emergjencave civile nga BE, Kosova, Greqia, Turqia, Franca, Italia, Kroacia, Rumania, Zvicra, SHBA, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë mbërritur orë pas ore në Shqipëri për të asistuar ekipet shqiptare.

Ndaje me miqte