Rubla në pikiatë kundrejt dollarit amerikan
ATSH
28 Shkurt 2022
MOSKË, 28 shkurt /ATSH-AA/ – Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksioneve të shpallura nga vendet perëndimore, rubla ruse e nisi javën me më shumë se 8 për qind humbje ndaj dollarit.
Kursi dollar/rubël u rrit me 8,43 për qind, në 90, dhe kursi euro/rubël u rrit me 8,8 për qind, në 101,2.
Njoftohet se Bursa e Moskës, e cila humbi afërsisht 25 për qind vlerë javën e kaluar, do të jetë e mbyllur për transaksione deri në një udhëzim të dytë.
Banka Qendrore e Rusisë njoftoi se rriti normën e interesit nga 9,5 për qind në 20 për qind.
Ndaje me miqte