Rumani, 5 mld euro për zgjerimin e centralit bërthamor Cernavoda
ATSH
30 Mars 2019
Rumania rifilloi procedurat për zgjerimin e centralit të saj të vetëm bërthamor, Cernavoda, njoftoi media lokale.
Ministria rumune e Energjetikës, që kontrollon 80% të Nuclearelectrica, operatori i Cernavoda, ka arritur një marrëveshje zyrtare me aksionerët e Nuclearelectrica për nënshkrimin e një marrëveshje paraprake me një investitor kinez për zgjerimin e uzinës me dy reaktorë të rinj.
Partneri i Nuclearelectrica në projekt është Korporata e Përgjithshme e Energjisë Bërthamore të Rumanisë.
Projekti i zgjerimit përfshin zhvillimin e reaktorit të tretë dhe të katërt të Cernavodas, me një kosto të parashikuar prej rreth pesë miliardë euro.
Ndaje me miqte