Rumani, mijëra manifestues kundër zbutjes së Kodit Penal
Tribuna TV
22 Qershor 2018
Mijëra persona dolën dje në mbrëmje në Bukuresht dhe në shumë qytete të mëdha të Rumanisë për të protestuar kundër një zbutjeje të Kodit Penal që rrezikon, sipas tyre, të frenojë luftën kundër korrupsionit.
“Ne nuk do të dorëzohemi!” dhe “Hajdutë!” thërrisnin rreth 5 000 manifestues të mbledhur në Bukuresh para selisë së qeverisë.
Madje ka pasur përplasje edhe me forcat e rendit dhe raportohet se tetë persona janë shoqëruar në rajonet e policisë.
Ndaje me miqte