FRANKFURT, 26 qershor /ATSH-AFP-DPA/ – Sllovakia dhe Rumania u kualifikuan në fazën e 1/16-ave, pas barazimit (1-1) në ditën e tretë dhe të fundit të Grupit E të Euro2024, ndeshje e luajtur në Frankfurt.
Kishte spekulime se Rumania dhe Sllovakia do të kënaqeshin me një barazim që në fillim, sepse kjo do t’i kualifikonte të dyja, pavarësisht rezultatit të ndeshjes tjetër.
Por, të dy ekipet e hodhën poshtë këtë spekulim dhe të parët kaluan në avantazh sllovakët, me golin e Dudas (24′) dhe më pas rumunët barazuan me penallti me anë të Marinit (37′).
Të dy ekipet kishin shanse për ta fituar ndeshjen.
Rumania kryeson grupin me 4 pikë, përpara dy skuadrave të tjera të kualifikuara në grup, Belgjikës dhe Sllovakisë, të cilat gjithashtu kanë 4 pikë dhe u vendosën sipas kritereve të përcaktuara nga UEFA.