0030 210 33 18 483

Rusi, 14 marinarë humbasin jetën nga një zjarr në nëndetëse

ATSH 02 Korrik 2019

MOSKË, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Për shkak të një zjarri në bordin e një nëndetëseje kërkimore të ushtrisë ruse në Veriun e Madh rus, kanë vdekur 14 marinarë, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes, duke ringjallur kujtimin e tragjedisë së nëndetëses “Kursk” në vitin 2000 që ka lënë mbresa të forta në vend.

Autoritetet nuk kishin reaguar dje në mbrëmje dhe ushtria ka dhënë shumë pak detaje në lidhje me aksidentin që ndodhi të hënën në një nëndetëse të mistershme me qëllim studimin e mjedisit detar dhe të fundit të oqeaneve.

Sipas Ministrisë së cituar nga agjencitë ruse, 14 persona kanë mbetur të vdekur për shkak të helmimit menjëherë pas zjarrit.

Incidenti u vu nën kontroll dhe nëndetësja ka hyrë në portin e saj, që do të thotë se ka pasur të mbijetuar.

Ndaje me miqte