Rusi, 41 viktima pas një incidenti ajror
ATSH
06 Maj 2019
MOSKË, 6 maj /ATSH-ANSA/ – Në incidentin në aeroportin e Moskës, pas uljes së një avioni në flakë, 41 nga 78 pasagjerë humbën jetën, njoftoi stacioni televiziv ”Rusia Today”.
“Sipas të dhënave të përditësuara 37 vetë mbijetuan”, njoftoi zëdhënësja e komisionit hetimor, Svjetlana Petrenko.
Në bord ndodheshin 78 persona përfshirë pesë anëtarë të ekuipazhit.
Motorët e avionit tip ”Sukhoi Superjet 100” u përfshinë nga flakët, pas uljes emergjente në aeroportin ”Sheremetjevo”.
Edhe pse skuadrat e emergjencës ndërhynë në kohë, nuk u arrit të evitohej tragjedia.
Ndaje me miqte