RUSI "?? Ankaraja dhe Moska dakord për kontrollin e Sirisë Verilindore
TV Tribuna
23 Tetor 2019
Turqia dhe Rusia ranë dakord që së bashku të kontrollojnë një pjesë të Sirisë Verilindore, pranë kufirit turk, pas tërheqjes së militantëve kurdë sirianë nga ajo zonë.
Turqia ka dënuar Njësitë e Mbrojtjes Popullore të Sirisë Kurde (YPG) si një organizatë terroriste dhe nisi një ofensivë në territorin e tyre në fillim të këtij muaji, pasi trupat amerikane që më parë mbronin kurdët u tërhoqën papritmas.
Marrëveshja u njoftua pas rreth gjashtë orësh bisedimesh mes presidentit turk RecepTajipErdogan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në qytetin turistik rus të Soçit.
Erdogan e përshkroi atë si një marrëveshje “historike” që do të “fillonte një periudhë të re” për rivendosjen e paqes në Siri.
Trump: Lajme të mira vijnë për Sirinë
Ndaj arritjes së marrëveshjes Putin-Erdogan ka reaguar dhe presidenti amerikan, DonaldTrump.
“Duket se po vijnë lajme të mira lidhur me Sirinë dhe Lindjen e Mesme. Do të vijnë edhe informacione të tjera”, është shprehur presidenti amerikan në një status në rrjetin social Twitter.
Presidenti sirian, BasharalAsad ka pranuar plotësisht marrëveshjen midis Rusisë dhe Turqisë për ndarje në zonat e kontrollit dhe ndikimit midis trupave të Ankarasë dhe Moskës në verilindje të Sirisë.
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe Asad kanë zhvilluar një bisedë telefonike, pasi Putin kishte arritur marrëveshjen me presidentin turk RecepTajipErdogan, një marrëveshje me 10 pika.
Ndaje me miqte