0030 210 33 18 483

Sa shqiptarë morën nënshtetësinë greke vitin e kaluar

TV TRIBUNA 13 Shtator 2019

Ministria e brendshme greke ka publikuar të dhëna statistikore për numrin e qytetarëve të huaj që kanë përfituar nënshtetësinë greke në vitin 2018.

Bëhet fjalë për ata që gjatë vitit 2018 iu doli vendimi për dhënien e nënshtetësisë.

Në statistika nuk përfshihen ata që kanë aplikuar dhe aplikimi i tyre ndodhet ende në proces.

Sipas të dhënave të ministrisë së brendshme, rezulton që qytetarët shqiptarë përbëjnë shumicën dërrmuese të atyre që morën nënshtetësinë greke.

Kështu, në kategorinë “Homogjenë”, të ardhurit nga Shqipëria përfaqësojnë 90,97 % të përfituesve.

Në kategorinë “Natyralizim” (Politografisi), 64,87%.

Në kategorinë “Lindja apo arsimim në Greqi”, 91,90%.

Në shifra konkrete:

2.445 homogjenë nga Shqipëria morën nënshtetësinë greke.

1.640 shqiptarë morën nënshtetësinë greke me Politografisi.

19.569 shqiptarë morën nënshtetësinë për shkak të lindjes apo arsimimit në Greqi.

171 shqiptarë morën nënshtetësinë në bazë të dispozitave të tjera.

Numri i përgjithshëm: 23.825.

Për të qenë më të saktë, zbritëm numrin e homogjenëve (që e marrin nënshtetësinë për shkak të origjinës së tyre greke).

Atëherë, numri i saktë i qytetarëve shqiptarë që kanë përfituar nënshtetësinë greke gjatë vitit 2018 është 21.380.

Në vitin 2017, numri i qytetarëve shqiptarë që morën nënshtetësinë ishte 28.363.

Ndaje me miqte