Samiti i Sofjes, BE mbështet plotësisht rrugëtimin europian të Ballkanit Perëndimor
Tribuna TV
17 Maj 2018
Bashkimi Europian mbështet plotësisht rrugëtimin europian të Ballkanit Perëndimor, konfirmohet në deklaratën e përbashkët të vendeve të unionit.
Ne, udhëheqësit e BE-së dhe shteteve të tij anëtare, në konsultim me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, dhe në praninë e aksionerëve kryesorë rajonalë, sot arritëm në përfundimet e mëposhtme:
1. BE mirëpret angazhimin e përbashkët të partnerëve të Ballkanit Perëndimor ndaj vlerave dhe parimeve europiane dhe vizionit të një Europe të bashkuar, të fortë dhe të qëndrueshme, të mbështetur nga lidhjet tona historike, kulturore dhe gjeografike dhe nga interest tona të përbashkëta politike, të sigurisë dhe ekonomike.
2. Duke kujtuar Samitin e Selanikut 2003, BE riafirmon mbështetjen e qartë për perspektivën europiane të Ballkanit Perendimor. Duke u mbështetur në progresin e arritur deri tani, partnerët e Ballkanit Perendimor kanë shprehur riangazhim ndaj perspektivës europiane si zgjedhja e tyre e fortë strategjike për përforcimin e përpjekjeve të tyre dhe mbështetjes së ndërsjelltë. Besueshmërina e këtyre përpjekjeve varet nga komunikimi i qartë publik.
3. BE-ja është e vendosur të forcojë dhe të intensifikojë angazhimin në të gjitha nivelet për të mbështetur transformimin politik, ekonomik dhe social të rajonit, duke përfshirë një asistencë më të madhe bazuar në një progres të prekshëm lidhur me shtetin e së drejtës, si dhe reformat social-ekonomike nga partnerët e Ballkanit Perëndimor.
4. BE mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perendimor ndaj rëndësisë së demokracisë dhe shtetit të së drejtës, veçanërisht në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeverisjes së mirë si dhe respektit për të drejtat e njeriut dhe të drejtave të njerëzve të cilët i përkasin minoriteteve. Zbatimi i suksesshëm i reformave prej tyre qëndron mbi këto themele. Shoqëria civile dhe media e pavarur luajnë një rol vendimtar në procesin e demokratizimit.
5. BE mbështet angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perendimor për të forcuar më shumë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë. Kjo përfshin në mënyrë të veçantë gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjeve përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe detyruese për konfliktet e tyre dypalëshe me rrënjë në të kaluarën dhe përkushtimin ndaj përpjekjeve shtesë për pajtim.
6. Ndërtimi i një rrjeti të dendur lidhjesh dhe mundësish brenda rajonit dhe me BE-në është jetësore për të sjellë qytetarët dhe ekonomitë më afër dhe për të zgjeruar stabilitetin politik, prosperitetin ekonomik, zhvillimin kulturor dhe social. Duke u bazuar në progresin e bërë, përfshirë edhe iniciativat rajonale, ne synojmë të zhvillojmë kryesisht lidhjet në të gjitha dimensionet e tyre si transporti, energjia, dixhitalizimi, ekonomia dhe njerëzit.
7. BE-ja ka pranuar të promovojë një treg dhe mjedis miqësor ndaj investimeve në Ballkanin Perëndimor për të ecur më shpejt drejt ekonomisë dixhitale dhe shoqërive miqësore ndaj klimës në linjë me Marrëveshjen e Parisit. Siguria energjetike do të ketë prioritet, përfshirë përmirësimin e efikasitetit energjetik, ndërlidhje me të mira ndërkufitare, shumëllojshmëri të burimeve dhe rrugëve, si dhe energji mikse të balancuar duke integruar më mirë energjitë e rinovueshme.
8. Theks i veçantë do të vihet për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë, duke garantuar që kjo të kontribuojë për zhvillimin social-ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
9. Me këtë qëllim, BE-ja mirëpret angazhimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor, ndër të tjera, për të përshpejtuar implementimin e arritjeve të Traktateve të Komunitetit të Transportit dhe Komunitetit të Energjisë dhe për të zbatuar urgjentisht Planin Shumëvjeçar të Veprimit të korrikut 2017 për Zhvillimin e Zonës Ekonomike Rajonale. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë këto përpjekje.
10. BE-ja dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor ndajnë shumë sfida të sigurisë që kërkojnë koordinim individual dhe veprim të përbashkët. Kur ne punojmë sëbashku, ne jemi të aftë të drejtojmë këto sfida në mënyrë efektive. Bashkëpunimi ynë për të bllokuar rrjedhën ilegale të migracionit ka treguar vlerat e saj dhe do të zhvillohet edhe më tej.
Ndaje me miqte