0030 210 33 18 483

Sekuestrohen 6,5 kg heroinë, arrestohen dy shtetas të huaj

Tribuna TV 25 Maj 2018

Autoritetet e portit të Igumenicës në Greqi kanë sekuestruar 6,560 kg heroinë dhe u kanë kaluar prangat dy shtetasve të huaj me moshë 41 dhe 48 vjeç.

Shtetësia e të arrestuarve nuk është bërë e ditur për arsye të hetimit.

Sipas njoftimit të policisë bregdetare greke, droga u gjet e fshehur në brendësi të shasisë në pjesën e prapme të automjetit me të cilin udhëtonin ata të dy. Merita për zbulimin e heroinës i përket qenit të specializuar “Lassie”, që “tregoi” se ku ishin fshehur 13 paketat të mbështjella me natriban.

Vetëm pak ditë më parë, në Igumenica ishte sekuestruar një tjetër sasi heroine me peshë 6,1 kilogramë dhe ishte arrestuar një shtetas spanjoll me origjinë shqiptare.
 

Ndaje me miqte