0030 210 33 18 483

Selanik, autobusat urbanë në grevë

Tribuna TV 03 Tetor 2018

Gjithë linjat  e autobusëve urbanë në Selanik nuk do të funksionojnë nga ora 19,00 e të mërkurës dhe për gjithë ditën të enjten.

Punonjësit e OASTH kanë shpallur grevë, për të kundërshtuar amendamentin që u paraqit në parlament dhe që sipas përfaqësuesve të punonjësve “ka për qëllim copëtimin e punës së tyre duke u kaluar një pjesë privatëve”.

“Asnjë linjë nuk do të funksionojë nga ora 19,00 e ditës së sotme deri në mesnatë, ndërsa nesër, e enjte, do të ketë vetëm disa linja që do të funksionojnë me personel sigurie”, tha për agjencinë ANA-MPA kryetari i sindikatës së punonjësve të OASTH, Dimitris Tsermenidis.

Ndaje me miqte