0030 210 33 18 483

Selanik, zbulohen 1.100 rrënjë kanabisi, në kërkim dhe një shqiptar

Tribuna TV 03 Shtator 2018

Policia greke ka zbuluar në rrethinat e Selanikut një plantacion me 1.100 rrënjë kanabis.

Një shtetasi sirian që u gjet aty i janë vënë prangat, ndërkohë që policia po kërkon një shtetas grek dhe një shqiptar, të moshës 24 dhe 25 vjeç.

Të tre ata kishin krijuar një impiant të kompletuar të kultivimit të kanabisit.

Fidanët ishin mjaft të zhvilluar dhe lartësia e tyre shkonte deri 3 metra.

Fare afër plantacionit ndodhej edhe një çadër ku strehoheshin tre kultivuesit. Aty u gjet dhe një sasi kanabisi me peshë më shumë se 7 kilogramë.

Ndaje me miqte